Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
29 vjet nga rrëzimi i bustit, Basha: Sot ka ende një qëllim madhor, ta bëjmë Shqipërinë si Europa
Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 29-vjetorin e protestës masive, kur shqiptarët rrëzuan bustin e ish diktatorit Enver Hoxha.
Sipas Bashës, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa.
“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa”, shkruan Basha.