Flash News

KRYESORE

297 kg lëndë narkotike, policia e Beratit arreston 2 persona në Skrapar

297 kg lëndë narkotike, policia e Beratit arreston 2 persona në

Policia e Beratit ka goditur tre raste të prodhimit, shitjes dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “AGIMI” në total janë sekuestruar 297 kg kanabis dhe 175 bimë. Ndërsa në pranga janë vënë 2 persona, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë shtetasit Medi Myftaraj 26 vjeç, ku gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën  0.5 kg lëndë narkotike.

Personi tjetër i arrestuar është Dejvis Koleci, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtrur në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të  tij ( e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

“Në ngarkim të shtetasve të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri ( 1 vilë 3 katëshe, 1 lokal dhe disa automjete) në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, tha policia

Po në kuadër të këtij operacioni në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë, Skrapar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrënjë bimë narkotikë Cannabis Sattiva.

Po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283 dhe 284 të Kodit Penal.

Të fundit