Flash News

KRYESORE

3.5 vite kontratë dhe 5 mln euro pagë, zbuloni trajnerin e ri të Arsenalit

3.5 vite kontratë dhe 5 mln euro pagë, zbuloni trajnerin e ri të

Manchester City nuk e pengon dot. Mikel Arteta ka rënë dakord për të marrë drejtimin e Arsenalit dhe klubi blu e ka pranuar dëshirën e tij. Asistenti i Pep Guardiolës te “Cityzens” kërkohet prej kohësh nga Arsenali, sidomos meqë më parë ka luajtur atje.

Pep Guardiola e pranoi që mbrëmë se Arteta do të vijojë një rrugë tjetër, duke u bërë trajner i parë në Londër. Ish-mesfushori spanjoll dhe Arsenali kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kontratës. Arteta do të ketë dorë të lirë në merkato dhe mund të transferojë edhe lojtarë të shtrenjtë.

Ai do të firmosë për tre vite e gjysmë me pagë 5 milionë euro në sezon. “Topçinjtë” e nisën me bujë këtë sezon me trajnerin Unai Emery, pasi blenë një talent si Nicolas Pepe për rreth 75 mln paundë, por strategu spanjoll u shkarkua dhe tani radhën për betejë e ka Arteta.

Të fundit