Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
3 ish-ministra francezë në hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19
Franca do të hetojë ish-ministrin e shëndetësisë Edouard Philippe dhe dy ministra të tjerë shëndetësie pas ankesave të qytetarëve për menaxhimin e pandemisë nga qeveria, tha Prokurori i Përgjithshëm François Molins, më 5 korrik.
Dy ish-ministra, Philippe dhe Agnes Buzyn dhe ministri në ikje Oliver Veran do të duhet të përgjigjen për akuzën e abstenimit nga lufta për pandeminë, raporton exit.al.
Lajmi erdhi gjatë ceremonisë së emërimit të ministrit të ri të shëndetësisë Jean Castex, nga Presidenti Emmanuel Macron.
Ka pasur 90 ankesa kundër qeverisë franceze që prej fillimit të pandemisë, sipas medias 20Minutes. Disa kanë akuzuar anëtar të qeverisë franceze për rrezikim të jetës së njerëzve, duke mos arritur të ndihmojnë njerëzit në rrezik deri në vrasje nga pakujdesia.
Një komision në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, një gjykatë speciale për hetimin e akuzave ndaj sjelljes së ministrave, hetoi 53 prej tyre dhe mbajti nëntë, të cilat iu dërguan Prokurorit të Përgjithshëm. 44 ankesat e tjera u konsideruan të papranueshme dhe u mbyllën.
Ankesat vinin nga qytetarë, doktorë, të burgosur ose shoqata, të cila3 isht janë dorëzuar që prej fillimit të karantinës, në mes të marsit.