Flash News

KRYESORE

3 km larg nga Shkodra, Gruda e Re po thahet për ujë

3 km larg nga Shkodra, Gruda e Re po thahet për ujë

Jetojnë vetëm 3 kilometra larg qytetit të Shkodres, por gjatë muajve të verës thahen për ujin e pijshëm.

Kjo është historia e fshatit Grudë e Re në njësinë administrative Rrethina. 1 mijë familje të këtij fshati janë të detyruara ta blejnë ujin e pijshëm, ose të udhëtojnë mbi 20 kilometra për ta mbushur në burimet e Prekalit.  Kostot janë të mëdha thonë banorët, e ndonëse në verë nuk kanë ujë, ndërmarrja e Ujësjellësit nuk heziton të dërgojë faturuesit për mbledhjen e detyrimeve që prej vitesh i paguajnë afrofe. Paradoksi qëndron në faktin se ndërsa në dimër uji vjen me bollek, në verë prej muajit mars ai mungon në rubinetat e tyre.  Banoret e Rrethinave janë një komunitet i përzier, me shumë familje të ardhura pas viteve ‘90 dhe prej 25 vitesh kërkesë te vetmë që asnjëherë nuk ju plotësua ka qenë furnizimi me ujë të pijshëm.

Ndërmarrja e Ujësjellësit e kontaktuar nga Ora News thotë se problemi qëndron tek demtimet në rrjet si pasojë e ndërhyrjeve te paligjshme, por edhe një konflikt që kanë me bashkinë Malësi e Madhe, për burimin kryesor që siguron ujin për këto fshatra.

Të fundit