Flash News

KRYESORE

'3 lëndë në 6 orë', Nikolla: Jeni bërë dyshe për duet. Vokshi: Siç bëhesh ti çift me Ramën!

Komisioni Parlamentar i Medias dhe Edukimit ka nisur me debate sot  ndërmjet Albana Vokshit dhe Lindita Nikollës. Kryetarja e Komisionit të Medias kishte thirrur Ministren e Arsimit për ta pyetur mbi nismën e ndërmarrë së fundmi  nga qeveria, 3 lëndë në 6 orë.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka kërkuar Nikollës t’i shpjegojë se cili grupi i punës që kishte punuar për këtë nismë, me cilët ekspertë ishte konsultuar ministria, me cilët psikologë.

"Nëse do t’i përmbahemi kërkesës suaj, në atë shkresë që i keni dërguar ministrisë nuk e keni ngritur këtë pyetje. Kjo nismë ka marrë vëmendjen e gjithë grupeve të interesit...Një nga arsyet është ngarkesa mësimore dhe pesha e madhe e çantave në shpinat e fëmijëve, që ka çuar në sëmundje”, u shpreh Nikolla, duke shtuar se është nismë e mësuesve dhe jo e Ramës.

Ndërsa e pyetur nga Bumçi dhe Vokshi nëse mësuesit janë pyetur para 10 janarit apo pas, ministrja Nikolla reagoi duke iu thënë, “jeni bërë çift për duet”.

Ka mjaftuar që Vokshi të reagojë duke i thënë, “Siç bëheni ju çift me kryeministrin, ne bëjmë duet këtu”.

Të fundit