Flash News

KRYESORE

3 orë pa drita sot në Tiranë, cilat janë zonat që preken

Ditën e sotme do të ketë kufizime të energjisë elektrike në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë OSHEE, e cila përmes një statusi në facebook njofton abonentët se zonat që dp të preken janë Mullet, Lundër, Pëllumbas, Gurë e Madhe dhe Daias.

Shkak për këtë ndërprerje do të jenë punimet në remont në fiderin E4 nga ora 10-13.00.

“Njësia OSHEE Tirana 2 do të kryejë sot, ora 10:00 deri në 13:00, remont në fiderin E4, pjesë e N.Stacioni Farkë.  Si shkak i këtyre punimeve, do të mbeten pa energji elektrike zonat: Mullet, Lundër, Pëllumbas, Gurë e Madhe dhe Daias”, sqaron OSHEE.

Të fundit