Flash News

KRYESORE

3 persona masakrojnë me thika vlonjatin, për motive të dobëta...

3 persona masakrojnë me thika vlonjatin, për motive të

Më datë 16.08.2017, Salla Operative Vlorë njoftohet nga Spitali Rajonal Vlorë se atje kishte shkuar një shtetas i cili kishte dëmtime në dorë edhe në brinjë, me mjet prerës. Policia ka shkuar menjëherë, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi K.D., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili duke bërë vrap në “Plazh të vjetër”, tre shtetas (të panjohur prej tij dhe të paidentifikuar ende nga policia), i janë afruar dhe për motive të dobëta kanë nisur të konfliktohen.

Gjatë konfliktit të çastit, tre shtetasit e kanë goditur shtetasin K.V., me mjete të ftohta prerëse, dhe janë larguar. I dëmtuari pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ka qënë jashtë rrezikut për jetën është larguar për në banesën e tij. Policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Të fundit