“3-shat”, publikohet data kur do të nisë emisioni i ri me Bora Zemanin dhe vëllezërit Veshaj

Projekti i tyre i përbashkët po pritet me shumë kuriozitet nga publiku. Romeo dhe Donald Veshaj do të vinë në një bashkëpunim me Bora Zemanin në emisionin e tyre më të ri “3-shat” që do të transmetohet në Tring.

Në promon e publikuar ata treguan se ky projekt do të shfaqet në platformën ‘Tring’ e do të jetë i ndërthurur me skeçe humori dhe intervista me personazhe të njohur nga estrada shqiptare.

‘Tring’ ka vendosur të zbulojë se ‘3-shat’ do të vijë për herë të parë në datë 4 korrik dhe do të transmetohet çdo të enjte në ekranin e ‘Smile’.