Flash News

KRYESORE

3 vite nga humbja e Ergi Dinit, babai e kujton përmes poezisë së trishtë

3 vite nga humbja e Ergi Dinit, babai e kujton përmes poezisë së

Tre vite më parë, këngëtari i njohur Ergi Dini, humbi jetën në një aksident tragjik me motor bashkë me shokun e tij, Kejdi Halilin, djali i gazetares Erenestina Halili.

ky aksident ka lënë plagë të mëdha në familjet e dy të rinjve. Babai i Ergit, vazhdimisht shpreh dhimbjen në rrjetet sociale për të birin dhe sot në 3 vjetorin e humbjes së tij, Dashamir Dini k postuar një poezi prekëse dhe shumë të trishtë.

Dini shprehet se familja e tyre e kane ende të freskët dhimbjen e ndarjes nga jeta të djalit të tyre dhe këtë e tregon përmes kësaj poezie:

ERGIT,NE 3-VJETORIN E LARGIMIT...

Ergi Dini,KUNDER AKSIDENTEVE.

Ka 3 vjet

qe ditet e mija te percelluara nga malli

jane nxi

e janë ba muzgje.

Ka 3 vjet

që rri i varur

ne litarin e durimir,

tuj vezhgu

yjet qe bien nga qielli,

me shpresë

se njeri nga ata

je Ti,

që po kthehesh.

Ka 3 vjet

qe Nana jote,

e përhumbur

nèn vellon e bardhë

te një endrre të lashtë nënash

përgatit një dasëm

e pret një nuse....

që kurrë s'do të vijë.

Unë endem,e endem

qiejve te verbër të netëve,

per me mujt me gjet

Yllin e shuar të Fatit Tand,

e me ndez

edhe nje herë

me flaket e mallit...

Dashamir Dini

Të fundit