3 vjet Reforma në Drejtësi, Ruçi: E pakthyeshme për të gjithë! Nxora mësime prej saj

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e cilëson Reformën në Drejtësi tri vjet pas miratimit të saj si një moment reflektimi për të gjithë dhe të panegociueshme në shërbim të qytetarëve.

Gjatë ceremonisë së promovimit të botimeve parlamentare “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë” , Ruçi tha se në dy vitet e tij si kryetar Kuvend ka nxjerrë mësimet  e tij.

“Reforma në Drejtësi është meritë ekskluzive e kuvendit, një arritje për shoqërinë e të ardhmen. Përgëzoj të gjithë deputetët pa përjashtim, Komisionin e Ligjeve. Ka qenë vendosmëri e kuvendit që ndërmorëm këtë reformë, miratuam ndryshimet kushtetuese dhe po punojmë për ta zbatuar deri në fund.

Punuan ekspertët vendas e të huaj, EURALIUS dhe OPDAT, ambasadat e SHBA e BE dhe misionet e vendeve partnere.

Reforma në Drejtësi është mundësi reflektimi, prej saj unë si mbështetës kam nxjerr mësimet e mia. Besoj se kështu do ndodhë edhe me secilin prej jush. Gjatë dy viteve në krye kuvendit i kam dhënë përparësi misioneve të pavarura, monitorimit të tyre ka qenë në shërbim të interesit publik.

Ditët e fundit u miratuan edhe dy ligjet e fundit. Ajo po shkon drejt përfundimit dhe pritet të realizohen në fillim të sesionit të ri parlamentar. Botimet e sotme janë një vlerë e shtuar e jurisprudencës shqiptare.

Janë dhurata më e bukur në prag të tre vjetorit të reformës në Drejtësi dhe 100 vjetorit të parlamentarizmit.

Ajo është tashmë e pakthyeshme dhe e panegociueshme sepse është e pranuar nga qytetarët dhe se destinacioni i vendit nuk mund të negociohen. Ritheksoj se as Reformën në Drejtësi dhe as Vettingu nuk janë qëllim në vetvete, po është barazia para ligjit. Prokurorët e gjyqtarët duhet të reflektojnë për përgjegjësitë e veta”, u shpreh Ruçi.