Flash News

KRYESORE

30 mln euro për një gjerman, Interi ka gati mesfushorin

30 mln euro për një gjerman, Interi ka gati mesfushorin

Trajneri Antonio Conte po kërkon me ngulm një mesfushor për Interin. Bëhet fjalë për një lojtar difensiv, i aftë të ndalë sulmet e kundërshtarëve duke qëndruar para mbrojtjes.

Sipas mediave italiane, zikaltrit po bëjnë sondazhet e tyre për mesfushorin e Borussia Dortmund-it, Julian Weigl. Deri tani janë përmendur emra si Arturo Vidal nga Barcelona, Nemanja Matic nga Manchester United dhe Christian Eriksen nga Tottenham (pozicion më i avancuar).

25-vjeçari ka edhe një sezon e gjysmë kontratë me verdhezinjtë. Ai po mendon të ndryshojë mjedis dhe Interi do të ishte një alternativë e mirë për të. Vlera aktuale e gjermanit është 30 mln euro.

Të fundit