30 qershori/ Balla dhe Gjekmarkaj kanë një urim për Lulzim Bashën

Gazetari Sokol Balla, duke komentuar ’30 qershorin’, vlerëson sjelljen e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, ai arriti t’iu rezistojë gjithë zërave që i sugjeronin dhunën si mjetin e duhur për të penguar organizimin e zgjedhjeve.

“Në këtë krizë të brendshme, që ka opozita por edhe politika shqiptare, Basha diti t’u rezistojë zërave për dhunë, qoftë edhe përmes këshillave të ndërkombëtareve. Nuk iu dorëzua një fryme radikale qe ekziston në Partinë Demokratike”, deklaroi Balla.

Qëndrimi i tij gjeti mbështetjen e analistit Agron Gjekmarkaj, që shkoi më tej, duke shtuar se Basha ‘nxori zbuluar’ qeverinë duke iu referuar pjesemarrjes se ulet ne votime: 85%.

“Sot Basha ka ekspozuar pushtetin e Edi Ramës. Përgjimet e Bild, mënyra sesi po qeveris aktualisht ai, e kanë bërë tani Edi Ramën një njeri të diskutueshëm. Mazhoranca ka dalë e zbuluar nga refuzimi për te marre pjesë në zgjedhje. Janë 85 % që kanë refuzuar”, deklaroi Gjekmarkaj.