Flash News

KRYESORE

30 qershori, Bindja Demokratike shpërblehet me post modest

Bindja Demokratike është shpërblyer më një post modest, pas pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit, ku luajti rolin e opozitës. Përfaqësuesja e BD në Dibër, Irini Shehu është zgjedhur nën/kryetare e Këshillit Bashkiak, së bashku me Xhelal Ndreken e Partisë Socialiste, ndërsa kryetar i këshillit do të jetë Sokol Sava.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Bindja Demokratike mori vetëm 28.197 vota, shifër e cila përkthehet në 3.65 % të votave - larg pritshmërive publike.

Koordinatori i BD, Astrit Patozi, pas shpalljes se rezultateve eshte shprehur se procesi ka qene i parregullt dhe ka pasur shtim fiktiv te votave nga eksponente te Partise Socialiste, ndersa OSBE/ODIHR ne raportin paraprak, argumentoi se regjistrimi i BD ishte jashte çdo afati ligjor.

 

Të fundit