Flash News

KRYESORE

30 qershori, gjykata shtyn mandatin e kryebashkiakut të Finiqit

30 qershori, gjykata shtyn mandatin e kryebashkiakut të Finiqit

Në seancat gjyqësore të ditës së sotme, gjykata e Shkallës së Parë Sarandë konfirmoi mandatin e kryebashkiakes së Delvinës Majlinda Qilimi dhe Adrian Gurma për bashkinë Sarandë.

Ndërsa për Kristo Kicon, nga Partia MEGA e Bashkisë Finiq nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Mandati i tij u shty për shkak se është bërë një ankesë në Kolegjin zgjedhor për parregullsi.

Në asnjë seancë gjyqësore nuk është pranuar kërkesa e opozitës për të qenë si palë e tretë në seancat gjyqësore. Avokati i opozitës Robert Haxhi e ka quajtur shkelje pengimin e tyre në seancën gjyqësore ndërsa u shpreh se do ta ankimojnë në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Të fundit