Flash News

KRYESORE

30 vjet nga demonstrata e parë anti-komuniste, manifestim përkujtimor në Shkodër

30 vjet nga demonstrata e parë anti-komuniste, manifestim përkujtimor

Qendra MEMO në Shkodër organizon nesër, më 14 janar, një manifestim përkujtimor me rastin e 30-vjetorit të përkujtimit të demonstratës së parë antikomuniste.

Qëllimi ynë është që jo vetëm të reflektojmë rreth krimit më të madh që diktatura komuniste bëri për më se katër dekada, mohimin e lirive themelore, por edhe për rrënjët e demokracisë dhe sakrificat që njerëzimi bën për ta fituar dhe për ta ruajtur”, shprehen organizatorët e eventit.

Me 14 janar të vitit 1990 qytetarët e Shkodrës dolën në piacën e qytetit për të shprehur armiqësinë e tyre ndaj regjimit komunist dhe për të hequr me forcë bustin e diktatorit Josif Stalin nga qendra e qytetit.

Demonstrata e 14 janarit ishte organizar nga një grup punëtorësh që ishin Dedë Kasneci, Nikolin Margjini, Gjergj Livadhi, Rini Monajka, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, etj. Ishte hera e parë pas dekadash terrori dhe dhune që rreth tremijë qytetarë dilnin haptas për të manifestuar kundërshtinë e tyre ndaj regjimit diktatorial komunist. Ndër ta veçohet figura e Rini Monajkës, i ri idealist që u torturua barbarisht nga Sigurimi dhe pak vite pas rënies së komunizmit vdiq.

Guximi i tij dhe i shokëve që pati në krah u përhap dhe frymëzoi lëvizjet e mëtejshme që çuan drejt rrëzimit të komunizmit.

Të fundit