Flash News

KRYESORE

30 vjet pas pushtetit të Gjukanoviç, njihuni me shqiptarin që ka në dorë të ardhmen e Malit të Zi

30 vjet pas pushtetit të Gjukanoviç, njihuni me shqiptarin që

Rezultatet e votimeve janë thuajse drejt fundit. Sipas të dhënave të KQZ Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviç, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32,54 për qind të votave.

Ndërkohë, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë”, 5.57, Socialdemokratët 4.09, Partia e Boshnjakëve 3.81, Partia Social-Demokrate 3.14, Lista Shqiptare 1.61 dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” 1.16.

Më këto rezultate të ngushta duket se fatin për qeverinë e re të Malit të Zi e ka në dorë një shqiptar, Dritan Abazoviç, president i lëvizjes “Ura” sepse, as partia pro-perëndimore në pushtet dhe as aleanca rivale pro-serbe dhe pro-ruse në opozitë nuk kanë shumicën për të formuar qeverinë e re në Podgoricë.

Në parlamentin e Malit të Zi që ka gjithsej 81 mandate deputetësh, “Ura” ka mundur të sigurojë katër prej tyre.

Ajo është një parti multietnike dhe nuk është në asnjë prej listave që u përfaqësuan shqiptarët në këto zgjedhje.

Një ditë më parë, Dritan Abazoviç zhvilloi një bashkëbisedim me gazetaret e Abc News. AI tha se votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa Abazoviç e cilësoi veten si “Game changer”, personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.

Do ti japim vlerë të re politikës në Mal të Zi. Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vitesh të marr çelësin e regjimit që e përfaqëson Milo Gjukanoviç.

Çelësi i qeverisë do të varet nga koalicioni ynë. Ne s’kemi për të lejuar që të krijojnë kushte që nuk janë të mira për qytetarët.

Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vitesh të mbaj çelësin. Kam pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare.

Çelësi i qeverisë është që të krijohet qeveria e eksperteve, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme. Nuk ka nevojë për të pasur frikë”, u shpreh ai.

I pyetur se me kë do të negociojë për t’i dhënë kështu Malit të Zi qeverinë e re, ai tha: “Negociatat  mund të bëhen vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.

Deri tani, anketat parashikojnë që Partia e presidentit malazez Milo Gjukanoviç, një aleat i fortë Perëndimor, në pushtet për rreth 30 vjet me radhë, do të përfundojë nëse nuk arrin të sigurojë i vetëm votat për të formuar një qeveri.

Gjukanoviç ka qeverisur Malin e Zi që nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë federale në vitin 1990, si dhe përgjatë shpërbërjes së unionit me Serbinë në vitin 2006.

Zgjedhjet vijnë pas një viti trazirash politike për shkak të ligjit për fenë i miratuar në fund të vitit 2019 dhe që lejon shtetin të sekuestrojë disa pasuri fetare nëse pronësia historike e tyre nuk mund të provohet.

Kush është Abazoviç

Abazoviç lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviç u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Po në Sarajevë, ai përfundoi doktoraturën në 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike.

Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara ndërsa mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Washington D.C.

Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i ndërmarrjes lokale të transmetimit Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.

Në vitin 2010, ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Që nga viti 2010, ai ka punuar si mësues i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim sociologjinë e Kulturës, Komunikimit dhe historinë e fesë.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.

Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviçin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.

Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviç u largua nga‚ Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të themeluar në 2015.

Ai aktualisht është president i URA dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.

Të fundit