All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

309 shtetasve u mohohet udhëtimi jashtë Shqipërisë

309 shtetasve u mohohet udhëtimi jashtë Shqipërisë
All - Paragraf - 1

Brenda një jave 309 shtetasve u është ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë pasi nuk justifikonin arsyen e lëvizjes për në vendet e BE-së. Policia Kufitare dhe Migracionit bën të ditur se janë kapur dhe proceduar penalisht 23 shtetas, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, pasi kishin probleme me afatet e qëndrimit në hapsirën Shengen.

All - Paragraf - 3

Nga policia kufitare janë kapur 9 persona në kërkim, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë. Janë proceduar penalisht 7 shtetas për falsifikim të dokumentave, si dhe një shtetas italian për mos deklarim të vlerave monetare në kufi.

Gjatë patrullimeve në kufirin jeshil janë kapur dhe prapësuar në mënyrë vullnetare 21 shtetas, klandestinë, të ardhur nga vendet e treta, nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me qëllim kalimin për në një nga vendet e BE-së.

Gjatë patrullimit në kufirin detar gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht dy shtetas që kanë lëvizur nga vendbazimet me mjetet lundruese gomone pa njoftuar më parë për lëvizjen. Po ashtu janë goditur 2 raste të tentativës për trafik të lëndëve narkotike, si dhe 1 rast për trafik të mjeteve motorike.

Të fundit