Flash News

KRYESORE

315 persona të evakuuar, Xhaçka: Pritet përkeqësim i gjendjes

315 persona të evakuuar, Xhaçka: Pritet përkeqësim i

Ministja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve që banojnë në zona ku rrezikohen nga përmbytjet, të largohen menjëherë nga banesat. Xhaçka u kërkon qytetarëve që të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre.

 “Një natë e vështirë ajo që kaluam por maksimalisht e menaxhueshme. FA dhe gjithë strukturat janë përgjigjur maksimalisht për përballimin e situatës”.

Ministrja shprehet se efektivët  e FA kanë mundur të evakuojnë 315 persona, por pritet rëndim i gjendjes gjatë ditës së sotme, veçanërisht në jug të vendit.

“Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet ne Vjosë, Shkumbin dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë banorëve të prekur të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me FA dhe strukturat e emergjencës. Ju lutem bashkëpunoni për të garantuar sigurinë e jetës për secilin prej jush”, u shpreh Xhaçka në një deklaratë për median.

Të fundit