All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

32-vjeçari me pistoletë lodër i grabit lekët rojes së parkungut

All - Paragraf - 1

Policia ka arrestuar një 32 vjeçar pasi akuzohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër ka kërcënuar dhe i ka grabitur një sasi të konsiderueshme parash një 64 vjeçari.

All - Paragraf - 3

Shtetasi me iniciale H.B banues në Arapaj të Durrësit i ka vjedhur një sasi eurosh një punonjësi roje privat në një parking.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.B, vjeç 32, banues në fshatin Arapaj, pasi në lagjen nr. 4, nën presionin e armës pistoletë lodër, i ka vjedhur nje shume lekesh dhe eurosh shtetasit Y.SH, vjeç 64 banues në Durrës, me punë roje parkingu. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe lekët. Neni 139 i Kodit Penal.

Të fundit