Flash News

KRYESORE

32-vjeçari vdes në spital, “thithet” nga rezonanca magnetike

Një djalë 32 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është “thithur” nga një makinë “MRI”, gjatë vizitës së një të afërmi në një spital në Mumbai.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Rajesh Maru, 32 vjeç, i cili u tërhoq drejt makinës nga forca magnetike, pasi po mbante me vete një cilindër oksigjeni.

Kur pacienti që shoqëronte Maru bërtiti për ndihmë, disa djem nxituan dhe ia dolën ta nxjerrin jashtë.

Më pas Maru me gjakderdhje u dërgua në repartin e emergjencës, por ai nuk mundi t’u mbijetonte lëndimeve të marra.

Xhaxhai i Rajesh, duke folur në emër të familjes, tha se ata janë të tronditur.

Tre anëtarë të stafit janë arrestuar për vdekjen, për shkak të neglizhencës.

Regjistrimet e ÇTV i janë dhënë policisë, ndërsa një hetim është nisur në incidentin.

Kujtojmë që makinat MRI përdorin një fushë të fortë magnetike për të prodhuar imazhe të organeve të trupit. Ata tërheqin objekte metalike ndaj tyre dhe nuk duhet të mbahen në të njëjtën dhomë.

Të fundit