Flash News

KRYESORE

Barcelona "burgos" liderin, gati rinovimi milioner

Barcelona "burgos" liderin, gati rinovimi milioner

Barcelona ka nisur që tani punën për rinovimin e portierit titullar Marc-Andre ter Stegen. Numri një i portës ka dhuruar paraqitje fantastike me katalanasit duke e etiketuar veten si një prej "Gardianëve" më të mirë të Europës.

Gjermaniit i skadon kontrata aktuale në vitin 2022, por Barça ka nisur menjëherë aksionin. Ata duan që të mos rrezikojnë dhe ta blindojnë 27-vjeçarin për të ardhmen.

Gjiganti i portës fiton 8.5 milionë euro në sezon, por drejtuesit e Barcelonës dhe agjentët e lojtarit po flasin për t'ia rritur ende më shumë. Edicionin e fundit futbollistik dhe këtë aktual, portieri është një ndër më të mirët e Barcelonës.

Të fundit