Flash News

KRYESORE

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria bën bunker në Turqi

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria bën bunker në Turqi
Pjesa e parë e ndeshjes Turqi - Shqipëri, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit, është mbyllur në barazim pa gola. Kuqezinjtë sonte po luajnë mjaft të mbyllur dhe thuajse nuk kanë rrezikuar asnjëherë portën e vendësve. Turqit janë më ofensivë dhe kanë vetëbesim nxitur edhe nga mbështetja e madhe e tifozëve të tyre. Deri tani loja ka qenë mjaft e nxehtë dhe gjyqtari është dashur të nxjerrë disa herë kartonin e verdhë nga xhepi.

Ndeshja tjetër e grupit tonë, Islandë - Francë, është gjithashtu në të njëjtat kuota, 0-0.

Të fundit