Flash News

KRYESORE

Brazili publikon listën, Tite fton një futbollist "fantazëm"

Brazili ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore ndaj Argjentinës dhe Koresë së Jugut në nëntor. Trajneri Tite ka shumë surpriza, pasi ka ftuar shumë futbollistë të rinj.

Tekniku Tite ka ftuar për herë të parë Daniel Fuzato i Romës, Emersoni i Betisit, Douglas Luizi i Aston Villas dhe Rodrygo i Real Madrid. Alisson i Liverpoolit rikthehet pas dëmtimit.

Neymar nuk është grumbulluar, pasi është i dëmtuar. Vinicius dhe Gabigol vazhdojnë të mos grumbullohen. Emri më i çuditshëm është ai i Fuzatos të Romës. Portieri nuk ka luajtur asnjë minutë me skuadrën italiane.

Të fundit