Flash News

KRYESORE

33 gjëra nga të cilat kanë hequr dorë liderët e suksesshëm

33 gjëra nga të cilat kanë hequr dorë liderët e

Udhëheqja është një privilegj, prandaj është koha që të gjithë ne të largojmë udhëheqësit e këqij në mënyrë që liderët e vërtetë të kenë sukses. Udhëheqja nuk ekziston për t'ju bërë të lumtur, ekziston për t'i bërë të tjerët të lumtur dhe ky është shpërblimi.

Këtu janë 33 gjëra nga të cilat kanë hequr dorë liderët e suksesshëm:

  1. Kanë hequr dorë nga hierarkia që i bën ata të adhurueshëm dhe të paarritshëm
  2. Nuk i bëjnë më të tjerët të jetojnë me frikë
  3. Nuk i pushojnë nga puna liderët e tjerë
  4. Kanë hequr dorë nga të pasurit frikë se do pushohen nga puna (pasi janë të talentuar)
  5. Nuk kanë më frikë nga stilet e vjetra të udhëheqjes
  6. Kanë hequr dorë nga politikat e “ndërrimit të roleve” mes punonjësve
  7. Nuk i trajtojnë të tjerët si të ishin diktatorë
  8. Kanë hequr dorë nga të trajtuarit e njerëzve si qenie të pavlera
  9. Nuk rrinë më duke rekrutuar ‘të rinj’ gjithë kohën
  10. Ata nuk bëjnë më shembull për keq dikë
  11. Tashmë kanë hequr dorë nga të përqendruarit vetëm tek egoja e tyre
  12. Kanë hequr dorë nga të MOS dëgjuarit
  13. Nuk i kërcënojnë më njerëzit
  14. Nuk flasin më ‘mbas krahëve’ për të tjerët
  15. Nuk i detyrojnë më punonjësit që t’iu përkëdhëlin sedrën
  16. Nuk thonë më gënjeshtra
  17. Ata nuk bëjnë më gjëra në të cilat nuk bësojnë as vetë
  18. Nuk rrinë më në vend-numëro, pa qëllime
  19. Nuk janë të parespektueshëm
  20. Kanë hequr dorë nga të motivuarit e njerëzve me “Se ke qera/ kredi për të paguar”
  21. Nuk i detyrojnë punonjësit të punojnë me orë të gjata, jashtë orarit të punës
  22. Nuk i penalizojnë njerëzit kur bëhen prindër ose kur janë të sëmurë
  23. Kanë hequr dorë nga fokusimi tek arritjet (vetëm) personale
  24. Nuk i pengojnë punonjësit të marrin përfitime ekstra nga burime të tjera
  25. Kanë hequr dorë nga shqetësimi se ndonjë nga punonjësit mund të fillojë biznes privat
  26. Tashmë ata i dedikojnë kohë njerëzve të tyre të dashur
  27. Pranojnë të marrin “Feedback”
  28. Iu japin të drejtë punonjësve të marrin vetë vendime
  29. Nuk i japin aq shumë vëmendje mënyrës se si dikush përjashtohet nga puna
  30. Nuk i quan tradhtarë ata që largohen
  31. Nuk janë aq striktë me orarin
  32. Nuk janë aq të fiksuar për të qenë të pazëvendësueshëm
  33. Kanë hequr dorë nga të parit të jetës negativisht

Linku origjinal: këtu

Të fundit