Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Për nostalgjikët e filmit historik "Dirty Dancing" i cili është realizuar në vitin 1987, ka një lajm shumë të mirë. Filmi që arriti të fitojë zemrat e miliona shikuesve në gjithë botën që fitoi zemrat e miliona shikuesve në gjithë botën.
Ky do të xhirohet sërish dhe njerëzit janë shumë të lumtur për këtë fakt.
"Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që i dha gjithë famën dhe dashamirësinë filmit të parë”, - është shprehur drejtori i përgjithshëm i studios, Jon Feltheimer.
Aktorja kryesore e filmit, Jennifer Grey e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në kastin e filmit të ri "Dirty Dancing", ku ajo ka luajtur rolin e Frances Houseman, me nofkën Baby, vajzës që dashurohet me mësuesin e saj të vallëzimit, Johnny Castle (Patrick Sëayze). Ndërsa, ende nuk dihet se cili aktor do të jetë në vend të Sëazye, i cili ndërroi jetë 11 vite më parë për shkak të kancerit në pankreas, në moshën 57-vjeçare.
Filmi origjinal kur u shfaq asokohë mblodhi plot 214 milionë dollarë në arkën globale, ndërsa buxheti i tij si produksion kinematografik ishte vetëm gjashtë milionë dollarë.