Flash News

KRYESORE

“350 mijë dollarë tendera”, aktivistja: Pse duhet të dorëhiqet Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Parlamentit, Elisa Spiropali dhe familjarët e saj dyshohet kanë arritur të përfitojnë të paktën 350 mijë dollarë, që pas ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet.

Aktorja e shoqërisë civile dhe drejtuesja e “Open Data Albania”, Aranita Brahaj, në një reagim në Facebook, tregon arsyet se përse sipas saj, duhet të dorëhiqet Elisa Spiropali.

Brahaj shkruan se arsyeja kryesore është fakti që pa meritokraci dhe garë, bashkëshortët e eksponentëve të lartë apo të tjerë njerëz në kushte të influencës politike emërohen Drejtues të Ndërmarrjeve Shtetërore.

Reagimi i Brahajt:

Unë mendoj që Ministrja Spiropali duhet të dorëhiqet, jo për shkak të një tenderi publik të shpallur nga Autoriteti që drejton bashkëshorti e të fituar nga shoqëria e themeluar e zoteruar nga vëllai. I cili në momentin e lidhjes së kontratës nuk ishte zotërues i së njëjtës shoqëri.

Arsyeja kryesore është fakti që pa meritokraci dhe garë, bashkëshortët e eksponentëve të lartë apo të tjerë njerëz në kushte të influencës politike emërohen Drejtues të Ndërmarrjeve Shtetërore. Kështu ka ndodhur edhe e mazhorancat para PS.

Nuk di që Bashkia Fier, bëri ndonjë garë për të emëruar bashkëshortin apo të fejuarin e Spiropalit si Drejtor. Kaq mjafton për të verifikuar klientelizëm dhe influencë partiake.

Nuk di as që ekzekutivi i majtë, ku Spiropali është titullarë e mardhënieve Ekzekutiv – Parlament, të ketë ndonjë iniciativë ligjore për menaxhimin me integritet dhe meritokraci të Ndërmarrjeve Shtetërore. Një arsye më shumë që kjo mazhorancë (5 vjet në pushtet) të vlerësohet si nepotike.

Të fundit