Flash News

KRYESORE

Xavi tregon pse refuzoi Barcelonën, i habit të gjithë

Xavi tregon pse refuzoi Barcelonën, i habit të gjithë

Trajneri Xavi refuzoi Barcelonën. Një zgjedhje që nuk pritej nga ish-mesfushori i katalanasve. Ai është një nga legjendat e blaugranëve dhe ka treguar se pse e refuzoi ofertën e spanjollëve.

"Po, e mora ofertën nga Barcelona në prani të Eric Abidal dhe Oscar Grau, por unë nuk e pranova. Është shumë shpejt për mua të drejtoj Barcelonën, por ëndrra ime do të vazhdojë të jetë që një ditë të jem unë trajneri i saj.

”I tregova familjes sime fillimisht dhe më pas dhe lojtarëve të Al Sadd sepse edhe ato e kanë ndjekur situatën time. Tashmë jam tërësisht i fokusuar tek Al Sadd dhe do të jap maksimumin tim për këtë ekip",- tha ai.

Të fundit