Flash News

KRYESORE

Dështoi tek Interi, Lazaro zyrtarizohet në skuadrën e re

Dështoi tek Interi, Lazaro zyrtarizohet në skuadrën e re

Aventura e Valentino Lazaros tek Interi zgjati vetëm gjashtë muaj. Austriaku u aktivizua në 11 ndeshje dhe nuk ia doli të shënonte gol.

Newcastle u interesua për shërbimet e tij këto ditë dhe dy klubet arritën akordin. 23-vjeçari është huazuar te “Qymyrxhinjtë” deri në fund të këtij sezoni dhe klubi anglez ka zyrtarizuar gjithçka në rrjetet sociale.

Newcastle i uron mirëseardhjen anësorit të djathtë dhe do të ketë mundësinë për ta blerë përfundimisht kartonin e tij në verë, gjithmonë nëse lojtari bind me paraqitjet e tij.

Të fundit