Flash News

KRYESORE

36 orë para protestës së opozitës; nis bllokimi i autostratës Tiranë – Durrës

Teksa kanë mbetur edhe 36 orë nga protesta e opozitës së bashkuar, në autostradën Tiranë – Durrës ka nisur hedhja e zhavorrit. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Endri Hasa, Rama kërkon të bllokojë me çdo kusht lëvizjën e lirë të qytarëve në një kohë që paralajmëron se mund të shembet edhe hyrja e tunelit Tiranë – Elbasan, pa dhënë më shumë detaje per kete.

“I sëmuri psikik po hedh zhavorr në autostradën Tiranë Durrës që të pengojë me çdo kusht qarkullimin e lirë të njerëzve.  Thuhet që cmenduria e tij nga frika e madhe që e ka pushtuar do shkoje deri atje sa te shembe dhe hyrjen e tunelit te Elbasanit qe te bllokojne dhe kete hyrje drejt Tiranes. Edi Rama të tërhiqet sa seshte vonë se ndryshe protestuesit do ta marrin përpara bashkë me zhavorrin qe ka hedhur për ta hedhur dhe atë vetë në lumë në 16 Shkurt! Qytetarët e lirë do marrin në dorë fatet e tyre në 16 Shkurt dhe do tja rikthejnë Shqipërinë qytetareve. Tik Tak Tik Tak gongu final po afron”, shkruan Hasa.

Policia ka hapur lajme këto ditë se në protestë do ketë element kriminal. Nuk dihet nëse kjo është një tentative e ‘uniformave blu’ për të trembur protestuesit apo është e bazuar në informacione konkrete të agjencive ligjzbatuese.

Të fundit