Flash News

KRYESORE

36-vjeçari Berbatov “braktis” Evropën për Kerala Blasters në Indi

36-vjeçari Berbatov “braktis” Evropën për Kerala

Sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov, 36 vjeç, i cili ka luajtur ndër të tjera me  Manchester United e Monaco, është angazhuar me Kerala Blasters, bëri të ditur të mërkurën klubi indian pa saktësuar asgjë rreth kontratës.

Qendër-sulmuesi do të gjejë në këtë klub një tjetër emër të njohur të MU, mbrojtësin anglez Ëes Broën.

Berbatov, i dalluar për finesën teknike, ka qenë pa klub që prej një viti pas largimit të tij nga PAOK Selanik verën e kaluar.

Pasi luajti në vendin e tij me CSKA Sofia, sulmuesi ka luajtur edhe për Leverkusen, Tottenham, Manchester United, Fulham, Monaco dhe në fund për Selanik. 

 

Të fundit