Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
360 mijë shqiptarë aplikuan për Lotarinë Amerikane, deputetët socialistë justifikohen: Nuk jemi në diktaturë
Mbi 360 mijë shqiptarë raportohet se kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, e cila shpalli fituesit të martën. Megjithatë, cilat janë shkaqet që një numër kaq i lartë kërkon të braktisë vendin? Dy deputetët e Partisë Socialistë, Bashkim Fino dhe Ervin Bushati e shohin largimin më shumë si efekt i hapjes së shoqërisë shqiptare sesa i problemeve që ka vendi.
“Më intrigon shifra, por nuk jam në gjendje të them nëse është për tu shqetësuar, por natyrisht politika duhet të shqetësohet dhe të hartojë programe sociale që rrisin nivelin ekonomik. Këtu nuk është fjala për të thënë që fajin e ka qeveria që është tani apo qeveria që ishte përpara. Unë e kuptoj që duhet të jetë një shqetësim dhe të reflektohet, por kjo është lëvizja e lirë”, analizon Fino në një prononcim për A2 CNN.
“Shumë mire qe njerëzit kërkojnë më të mirën për jetën e tyre. Ne prandaj kemi një shoqëri të hapur që qytetarët të lëvizin dhe kërkojnë jetën ku iu behët më mirë. Nuk mund të kthehemi në vitet e diktaturës, ku Shqipëria ishte një burg ku askush nuk largohej. Për sa kohe do ketë rroga 10-fish 20-fish më të larta patjetër që do kërkojnë një jetë më të mirë”, deklaroi Bushati.