Flash News

KRYESORE

Gjermani-Spanjë në Nations League, goglat e pamëshirshme për Italinë dhe Holandën

Gjermani-Spanjë në Nations League, goglat e pamëshirshme për

Fat për Gjermaninë, grup sherri për Italinë me Holandën, të cilat do të ndeshen me njëra-tjetrën. Kjo është përmbledhja e sotme e shortit të UEFA Nations League, Liga A.

Gjermanët ishin në vazon e katërt dhe pritej një grup i vështirë, por ia hodhën paq. Do të kenë Spanjën, por mund të ishte edhe më keq. "Pancerat" e drejtuar nga Low do të ndeshen edhe me Zvicrën dhe Ukrainën.

Italia e ka punën pisk me Holandën, ndërkohë që në grupin e saj ka edhe Bosnjën dhe Poloninë. Franca mund të hakmerret ndaj Portugalisë për humbjen në finalen e Euro 2016, por duhet të mposhtë edhe Suedinë dhe Kroacinë.

Anglia do të jetë në grupin 2, ku e presin skuadra mjaft të forta. Belgjika, Danimarka dhe Islanda do të jenë pengesat e "Tre luanëve". Gati për aksion? Prisni vjeshtën!

Të fundit