Flash News

KRYESORE

Flasin organizatorët, a do pezullohet apo jo koncerti i Malumës?

Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka sjellë pezullimin e shkollave deri në dy javë, pezullimin e fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe pezullimin e shtyrjen e shumë aktiviteteve dhe eventeve ku ka shumë njerëz.

Një nga organizimet më të afërta ishin aktivitetet që do mbaheshin për Ditën e Verës me 14 mars, ku do kulmonin me koncertin e këngëtarit të famshëm kolumbian, Malumën.

Në media qarkulloi se koncerti është anuluar, mirëpo organizatorët kanë reaguar përmes një postimi në Instastory duke mohuar këto lajme dhe se ende po diskutohet për një vendim i cili do komunikohet zyrtarisht.

“Ju lutem prisni një njoftim zyrtar nga organizatorët e koncertit. Janë publikuar nga portalet që koncerti është anuluar dhe s’është e vërtetë. Çdo gjë do të bëhet e ditur së shpejti.”- shkruan njëri prej organizatorëve në postim.

Të fundit