Flash News

KRYESORE

Gafa, Bashkia Fier i publikon emrin e të infektuarit me koronavirus

Të premten Ministria e Shëndetësisë konfirmoi katër raste të reja me koronavirus në Fier. Ndonëse MSH nuk dha informacione dhe detaje më shumë rreth këtyre rasteve (siç ka bërë gjithmonë me të drejtë), për të publikuar emrin e të paktën njërit prej personave me koronavirus ka menduar Bashkia e Fierit. Nisur, ndoshta nga dëshira e mirë për të ndihmuar shoferin e mjetit që ka bërë transportin e katrër pacientëve, bashkia në njoftim zyrtar ka publlikuar emrin e njërit prej personave të infektuar.

Sikur të mos mjaftonte kjo, bashkia ka dhënë edhe detaje të tjera lidhur me vendbanimin e personit të infektuar. Ndërkohë, kjo është një gafë, pasi pacientët, me çfarëdo sëmundje, kanë të drejtën e tyre ligjore të mbetën anonim për publikun. Ndaj instancat përkatëse, kur konstatojnë një pacientë me COVID-19 nisin atë që quhet “hetim epidemiologjik”, thënë ndryshe, pacientit i kërkohet informacion për personat që ka pasur kontakt.

Dhe më pas janë po institucionet ato që kontaktojnë personat e tjerë që i infektuari ka pasur kontakte, duke u kërkuar vetëkarantinimin. Por, Bashkia e Fierit ka menduar që “hetimin epidemiologjik” ta bëjë publikisht, ku më shumë se sa ndihmon, ka krijuar panik te qytetarët. Janë me dhjetëra komente qytetarësh që kanë komentuar në postim dhe kërkojnë informacione të reja, pasi thonë se dhe ata mund të kenë pasur kontakte me pacientin e sëmur.

Të fundit