Flash News

KRYESORE

Po përballet me pacientët me COVID-19, mjeku Tritan Kalo jep optimizëm: Kemi eksperiencë, do t`ia dalim

Mjeku Tritan Kalo, i cili së bashku me kolegë të tij të tjerë është duke u përballur me luftën kundër koronavirusit në Spitalin Infektiv, bëri një koment në rrjetet sociale, duke shpërndarë optimizëm për qytetarët. Mjeku Kalo thotë se “eksperienca dhe përkushtimi janë garanci e sigurtë për përballimin e pandemisë”, duke i kërkuar qytetarëve që të kenë besim te puna e mjekëve.

“Në vijën e parë të “luftës ndaj Covid-19”…..Ekipi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka një eksperienca të pasur në përballimin e shumë epidemive në këto 30 vitet e fundit….Fruthi në 1989, Kolera në 1994, Polimyeliti në 1996 dhe Gripi i Derrit 2009…..Eksperienca dhe përkushtimi nuk mungojnë, përkundrazi ato janë një garanci e sigurtë se ne do t`ia dalim mbanë edhe përballimit të epidemisë nga Sars-Cov-2/Covid-19”….

“Jemi të gjithë në krah të njëri tjetrit Mjek, Imazherist, Farmacistë, Infermjerë dhe Sanitare të të gjithë grup moshave…kini besim në përkushtimin dhe sakrificat tona për tju shërbyer në çdo kohë dhe në çdo rrethanë….jemi me ju dhe për ju në gadishmërinë maksimale….Puna e jonë në grup kurdoherë ka bërë që ta meritojmë plotësisht, njohjen si Shërbimi më i mirë në Shëndetësinë Publike të Shqipërisë!!!!...ne do ta fitojmë edhe këtë betejë”, shkruan doktor Kalo.

Shqipëria konfirmoi zyrtarisht 33 raste me koronavirus të premten, ndërs autoritetet shëndetësore pohojnë se numri do të rritet. Shqipëria është future pothuajse e gjitha në karantinë, duke zbatuar masa ekstrem, pasi Qeveria mendon se vetëm kështu do të parandalohet përhapja e shpejt e koronavirusit.

Të fundit