Flash News

KRYESORE

37 kandidatët refuzojnë mandatin, PD dorëzon në KQZ dorëheqjet

37 kandidatët refuzojnë mandatin, PD dorëzon në KQZ

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Ivi Kaso ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 37 dorëheqjet e kandidatëve, të cilëve iu ka shkuar njoftimi për të marrë mandatin.

PD ka dorëzuar në KQZ dorëheqjet vullnetare të kandidatëve të saj, dhe paralajmëron se do e bëjë të njëjtin veprim sa herë që kandidatëve të tjerë do iu dërgohet nga KQZ kërkesa për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit, që rrjedhimisht i hap rrugën marrjes së mandatit.

Demokratja Ina Haxhija deklaroi dje publikisht se nuk e pranon mandatin e Sali Berishës, duke thënë se ajo nuk e zëvendësonte dot ish-liderin historik të Partisë Demokratike.

Të fundit