Flash News

KRYESORE

37-vjeçari bie nga karroceria e kamionit, arrestohet shoferi

37-vjeçari bie nga karroceria e kamionit, arrestohet shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Novoselë - Poro në Vlorë, ku një 37-vjeçar ka rënë nga karroceria e një kamioni tip "Iveco".

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale E.H, ka mbetur i dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën.

Për rastin është arrestuar drejtuesi i mjetit, 44 vjeçari E.Kalemaj,. banues në Vlorë, i cili ka qënë duke drejtuar mjetinn kur ndodhi incidenti.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit