Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hija që na rëndon: Vështrim kritik mbi vazhdimësinë e komunizmit dhe kryengritjen e pa përfunduar në Shqipëri
Nga Andi Mustafaj
Pjesa III (nga V)
Mëkati zanafillor në gjenez të kryengritjes së pa përfunduar
Rrugetimi për të kuptuar kryengritjen e pa përfunduar kalon nëpërmjet një shtegu të papritur, atë të urtësisë së dramave të mëdha njerezore. Që në kohërat e lashta, njeriu i ditur (kuptuar gjerësisht nga fetari e shkencëtari duke kaluar nga shkrimtarët, historianët apo çdo intelektuali që mendonte rreth qënies njerëzore) ka qenë i ndërgjegjshëm për nevojën ekzistenciale të bashkëkohësve të vet për t’i dhënë përgjigje pyetjes se: “përse ndodhin të keqijat?”.
Ndërkohë që çdo invidid kërkonte veçmas shkaqet duke ndikuar në krijimin e një shumllojshmërie arsyetimesh mbi të keqija të njejta, njeriu i ditur dha shpjegime të përgjithshme. Në këtë mënyrë, ai ndikoi në krijimin e themelit të jetesës së shoqërive tona, atë të një besimi të perbashkët mbi rrugën nga e cila kemi ardhur dhe horizontin që duhet të ndjekim. Që të këqijat të mos ndodhin më (nga thatësirat e deri tek sëmundjet), njeriu duhet të ndryshoj sjellje. Në mënyrë të tërthortë u krijua një nevojë tjetër ekzistenciale jona, ajo e përmirësimit të vazhdueshëm.
Megjithatë, sado të përmirësohet, qenia njerësore mbart një dhimbje të thellë. Sado të shpjegohet, ajo nuk mund të tejkalohet. Për këtë, që në kohën e lashtë e deri më sot, njeriu i ditur zhvilloi konceptin e mëkatit zanafillor. Mëkati zanafillor si koncept në vetvete gjendet i shprehur tek Bibla dhe mosbindja e Adamit e Evës, të cilët hëngrën frutin e pemës së ndaluar. Ai gjendet gjithsesi në forma të tjera në të gjitha momentet e historisë së njerëzimit dhe në të gjitha kulturat.
Ne Greqinë e lashtë për shembull, mëkati në gjenezë gjen zanafillën e tij tek konflikti midis Zeusit dhe Prometeut, i cili vodhi zjarrin nga Olimpi per t’ja dhuruar njerëzve. Si pasojë, Zeusi krijoi gruan e parë, Pandorën, e cila do hapte kutinë, nga e cila do liroheshin të gjitha vuajtjet e njerëzimit.
Dramat e mëdha përmbajnë gjithmonë një mëkat zanafillor. Ky është edhe rasti për kryengritjen e pa përfunduar. Me kohën, mund të themi se ajo dënoi veten për të mos qenë e suksesshme që në momentet e para, kur nuk kriminalizoi periudhën e komunizmit dhe nuk ndëshkoi personat përgjegjës për akte dhe krime të tmerrshme mbi bashkëqytetarët e tyre për 45 vite me radhë.
Ky fakt i thjeshtëështë pasqyruar më pas në nën-ndërgjegjen e përbashkët dhe simbolikën historike.
Nën-ndërgjegja e përbashkët është një element po aq thelbësor sa i nënvlerësuar në historinë e re shqiptare. Mirëpo, ajo ekziston pavarësisht deshirës apo vetëdijes sonë dhe ndikon ndjeshëm në jetën shoqërore dhe politike të një shteti.
Kryengritja shqiptare kundër komunizmit arriti të mbledh rreth vetes shumicën e popullsisë në një frymë të madhe aspiratash demokratike. Mbas 45 vitesh, regjimi u tregua më në fund për atë çfarë ishte vërtetë, një sistem totalitar që kishte lënë Shqipërinë në një gjendje të mjerueshme.
Rrëfimi publik, kuptuar si rrëfimi i përcjell drejtpërdrejtë nga shteti nepërmjet fushatave të komunikimit apo në mënyrë të tërthortë nëpërmjet pranimit të rrëfimit të përgjithshëm, i cili ndodh në ambientet e ndryshme publike nga mediat e deri te rruga, ndryshoi nga dita në ditë. Ky i fundit ka një rëndësi të madhe për shkak se mundëson kthimin e një rezistence të vogël në lëvizje Kombëtare, është ai që mundëson kalimin e cakut të ndërgjegjes për të prekur nën-ndërgjegjen e popullsisë.
Në mënyrë të thjeshtëzuar mund të themi se një grusht njerëzish fillon rezistencën në forma të ndryshme, nga fjala e deri tek revolta e dhunshme. Nëse toka është pjellore kjo farë mbinë, njerëz tëtjerë bashkohen në kauzën e re të përbashkët duke u kthyer nga grusht në grup, por pa përbërë akoma shumicën e nevojshme për rrëzimin apo ndryshimin e sistemit.
Kjo përmbysje ndodh vetëm kur ky grup bëhet mjaftueshëm i madh për të ndikuar dhe ndryshuar rrëfimi publik dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Rrëfimi publik gjendet në themel të marrëdhënies së besimit midis individëve dhe institucioneve që mundësojnë dhe drejtojnë jetën në shoqëri sepse niset nga postulati sipas së cilit ky rrëfim është i vërtetë dhe duhet besuar, është i dobishëm dhe pozitiv. Në këtë mënyrë shteti mund të ndërmarre nisma të cilat prekin rrenjësisht jetën e njerëzve për sa kohë ky rrëfim publik nuk shkon kundër tij.
Në vendin tonë ndryshimi i rrëfimit publik mbi komunizmin nuk u përkthye në pasoja mbi njerëzit. U luftua “armiku” në formën e një iluzioni, një armik me emër, por pa fytyrë, një armik me zemer, por pa dorë. Dora në të kundërt u fsheh.
Si pasojë, nuk po luftonte më e mira kundër së keqes, po luftonin dy modele jetese të ndryshme në të cilat rrëfimi publik nuk po luante më rolin e tij të bashkimit të nën- ndergjegjes. Në njerën anë, atë të shumicës së popullsisë që kërkonte rrëzimin e sistemit totalitar, u rrënjos në nën-ndërgjegjen e njerëzve mos ndëshkueshmëria e krimeve duke ushqyer një ndjenjë viktimizimi të fortë. Në tjetrën, atë të një pakice të fuqishme, u rrenjos ideja e padrejtësise, e cila do ushqente pa ndales një ndjenjë revanshi deri më sot.
Pertej kësaj çoroditjeje të nën-ndërgjegjes së përbashkët, mëkati zanafillor ka pasur pasoja edhe mbi simbolikën historike.
Simbolet janë një element shumë i keqkuptuar nga demokracitë moderne në përgjithësi dhe nga ajo shqiptare në veçanti. Ato luajnë një rol të madh në ndërlidhje e të gjitha shtresave të një shteti, nga qytetari i thjeshtë e deri tek kryeminstri, nga një shoqëri e vogël private e deri tek institucioni i Presidentit të Republikës.
Simbolet mund të marrim çdo lloj forme, mund të jenë sende (Kupa e Botës), njerëz (Nënë Tereza), ngjarje (rënia e murit të Berlinit). Simbolet mund të jenë pozitive (krijimi i Bashkimit Europian) ose negative (dështimi i luftës kundër korrupsionit). Simbolet mund të shkaktohen (komunikimi mbi arritjet e një ushtari gjatë një beteje) ose mund të pësohen (zbardhja e një skandali qa diskrediton punën e një qeverie të tërë). Simbolet mund të jenë frut i veprimeve tona (solidariteti i shqiptarëve mbas tërmetit) ose i mosveprimeve (mbrojtja e mjedisit).
Në të gjitha rastet, simboli ka një ndikim dhe një rrezatim të cilët tejkalojnë gjerësisht pasojat e prekshme të tyre. Duke mos kuptuar rëndësinë e tyre dhe duke braktisur rrugën e krijimit të vetëdijshëm të simboleve pozitive, ne kemi dënuar veten që të pesojmë shumëfishimin e simboleve negative.
Një të tillë ka krijuar mëkati zanafillor duke turbulluar sistemin e vlerave shoqërore. Viktimat e komunizmit u zgjuan në një botë të re, e cila kishte përgjegjësi ndaj tyre. Kjo botë vendosi të mos ndëshkoj ekzekutuesit e tyre dhe u hapi shtegun që një më një, ata të riktheheshin në të gjitha postet e ndryshme drejtuese të vendit. Më keq, kjo botë e re mendoi se përgjegjësitë laheshin me një dëmshpërblim në formë monetare duke krijuar, mbas ndjenjës së mos ndeshkueshmërisë së kriminelëve, këmbën e dytë të simbolikës negative, ngritjen e lekut si vlerë qëndrore të shoqerisë.
Viktimat kanë nevojë së pari për njohjen e vuajtjes së tyre; së dyti për kërkimin e faljes nga autori; së treti për ndjenjën e dhënies së drejtësisë nga shteti dhe së fundmi; vetëm së fundmi, dëmshpërblimi në formë monetare.
Në mëkatin zanafillor gjendet si në një alegori të trishte, gjithë kthimi mbrapshtë i këtyre parimeve. Autori nuk kërkoi kurrë falje dhe nuk u dënua kurrë, dëmshpëblimi erdhi nga shteti demokratik, pra nga tatimet e njerëzve të thjeshtë dhe atyre që luftuan komunizmin, viktima vrapoi për 30 vjet mbrapa një shume parash, e cila nuk ka më sot asnjë kuptim dhe nuk rregullon asnjë gjë.
Nën-ndërgjegja e përbashkët e çoroditur, shoqëria e ndarë thellësisht, krimineli lartë, viktima poshtë, leku në piedestal. Këto janë pasojat e mëkatit zanafillor, të cilat krijuan fushën pjellore për vazhdimësinë e komunizmit.
Vijon...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38