Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një fqinj me popullsi të dendur i Kinës, Vietnami ka një sistem të dobët të kujdesit shëndetësor dhe një buxhet të ulët për luftimin e koronavirusit. Pra, si ka arritur ta mbajë shkalllën e infektimit të COVID-19 aq të ulët? Ndërsa pandemia e koronavirusit “tërbohet” në vendet e pasura Evropiane, më shume se 10.000 kilometra larg nga Kina ku filloi shpërthimit, Vietmani duket i kursyer.
Vetëm në Gjermani, numrat më të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tregojnë se më shumë se 30,000 njerëz janë infektuar me COVID-19, duke rezultuar në 149 vdekje. Vietnami, i cili ndan një kufi 1,100 kilometër të gjatë me Kinën, megjithatë, ka raportuar vetëm 134 infeksione dhe asnjë viktimë që nga fillimi i shpërthimit në janar.
Edhe nëse i konsiderojmë këto numra me një doze të lartë kujdesi, një gjë është e qartë: Vietnami ka bërë një punë të mirë deri më tani në luftimin e koronavirusit.
Gjatë festimeve të Vitit të Ri, qeveria e Vietnamit tha se po "shpallte luftë" ndaj koronavirusit, megjithëse shpërthimi në atë kohë ishte i kufizuar ende në Kinë. Kryeministri Nguyen Xuan Phuc tha gjatë një takimi të Partisë Komuniste në pushtet të Vietnamit se nuk do të kalonte shumë kohë para se koronavirusi të arrinte në vend. "Luftimi i kësaj epidemie, do të thotë të luftosh armikun", tha Phuc.
Mobilizimi në të gjitha frontet
Vietnami nuk ka aftësinë për të ndërmarrë një luftë të stilit të Koresë së Jugut kundër koronavirusit, i cili deri më tani ka përfshirë kryerjen e 350,000 testeve. Sistemi mjekësor i vendit është gjithashtu i kufizuar. Nguyen Thanh Phong, kryetari i komunës Ho Chi Minh City, një metropol me 8 milion njerëz, tha se spitalet e qytetit kanë gjithsej 900 shtretër të kujdesit intensiv. Një epidemi në qytet do ta mposhtte lehtësisht këtë aftësi.
Për të fituar luftën ndaj koronavirusit, Vietnami vendosi politika të rrepta karantine dhe kreu gjurmimin e plotë të të gjithë personave që ranë në kontakt me virusin. Këto masa u zbatuan shumë më herët gjatë epidemisë sesa në Kinë.
Për shembull, më 12 shkurt, Vietnami vendosi një qytet të tërë prej 10,000 mijë persona afër Hanoi, në karantinë për tre javë. Në këtë kohë, kishte vetëm 10 raste të konfirmuara COVID-19 në të gjithë vendin. Autoritetet gjithashtu dokumentuan gjerësisht dhe përpikmisht këdo që mund të binte në kontakt me virusin.
Vendet perëndimore si Gjermania dokumentuan vetëm ata të infektuar dhe kontaktet e tyre të drejtpërdrejta. Vietnami gjithashtu mbajti gjurmët e niveleve të kontaktit të dytë, të tretë dhe të katërt me personat e infektuar. Të gjithë këta njerëz u vendosën nën nivele të rrepta të lëvizjes dhe kufizimeve të kontaktit. Të gjitha shkollat dhe universitetet gjithashtu janë mbyllur që nga fillimi i shkurtit.
Puna e sigurimit të shtetit në Vietnam
Në vend që të varet nga mjekësia dhe teknologjia për të parandaluar një shpërthim koronavirusit, aparati tashmë i fuqishëm i sigurimit të shtetit të Vietnamit ka aplikuar një sistem të gjerë të mbikëqyrjes publike. Zyrtarët e Sigurisë ose spiunët e Partisë Komuniste mund të gjenden në çdo rrugë dhe kryqëzim në çdo lagje dhe në çdo fshat.
Por ata që e vuajnë këtë janë ata që janë të sëmurë me COVID-19. Ata janë të “mbytur” në komunitetin e tyre dhe në mediat sociale. Një grua, çështja e së cilës u bë publike në Vietnam, solli virusin me vete në Hanoi pasi udhëtoi në Evropë. Ajo u fye gjerësisht në mediat sociale për injorimin e udhëzimeve si regjistrimi tek autoritetet dhe qëndrimi në karantinë.
Ajo ishte gjithashtu një rast i veçantë, sepse kur ajo mbërriti, 16 personat e parë të infektuar me COVID-19 në Vietnam ishin rikuperuar. Ajo u konsiderua si personi që e riktheu virusin. Ky lloj “demonizimi” për ata që sëmuren krijon një presion të jashtëzakonshëm shoqëror për t'iu nënshtruar rregulloreve qeveritare.
Retorika e luftës
Vietnami po aplikon gjithashtu një lloj retorike lufte në luftën e tij kundër koronavirusit. Kryeministri ka thënë: "çdo biznes, çdo qytetar, çdo zonë banimi duhet të jetë një kala për të parandaluar epideminë". Kjo ka goditur nervin te shumë vietnamezë, të cilët janë krenarë për aftësinë e tyre për të qëndruar së bashku në një krizë dhe të durojnë vështirësi.
Media e kontrolluar nga shteti ka filluar gjithashtu një fushatë masive informacioni. Ministria e Shëndetësisë madje sponsorizoi një këngë në YouTube për larjen e duhur të duarve që është bërë virale.
Duke ndjekur rregullat
Megjithëse nuk ka studime për ta vërtetuar atë, gjendja shpirtërore në mediat sociale dhe bisedat me vietnamezët tregojnë se shumica e publikut pajtohen me masat e qeverisë.
Nuk janë të paktë njerëzit që shqetësohen nga fakti që ky sukses i jep një avantazh politik qeverisë të partisë komuniste të Vietnamit, e cila akuzohet për shkelje të të drejtave civile. Njerëzit gjithashtu po pranojnë kontroll më të rreptë të mediave.
Kostot ekonomike të parashikuara, të cilat do të godasin fort Vietnamin pavarësisht numrave të ulët të rasteve, gjithashtu janë pranuar gjerësisht nga popullata.
Sipas shifrave të qeverisë, 3,000 biznese janë mbyllur në dy muajt e parë të vitit 2020. Sipërmbarrje të mëdha si Grupi Vin kanë mbyllur dhjetëra hotele dhe vendpushime për shkak të rënies së turizmit, duke u kushtuar punonjësve punën e tyre.
Për të lehtësuar barrën, qeveria e Vietnamit ka vënë në dispozicion 1.1 miliardë dollarë në dispozicion për të pompuar likuiditetin në ekonomi. Sidoqoftë, zyrtarët e financave presin që të ardhurat nga taksat të thahen për shkak të krizës. Qeveria po kërkon gjithashtu dhurime vullnetare - dhe njerëzit po japin atë që munden sepse besojnë në qeverinë e tyre gjatë kësaj krize dhe në luftën kundër koronavirusit. /DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38