Flash News

KRYESORE

Thaçi “rrëzon” Kurtin në Gjykatë Kushtetuese: Shfuqizohet vendimi për masat ndaj COVID-19

Thaçi “rrëzon” Kurtin në Gjykatë Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë “fitoren” e parë Hashim Thaçit ndaj kryeministritit në Detyrë Albin Kurti. Kështu, pas marrjes së masave shtrënguese nga qeveria e Kosovës me qëllim përhapjen e koronavirusit, Presidenti Thaçi e dërgoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Ai argumentoi se “vendimi i qeverisë për privimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shkelte Kushtetutën” e Kosovës. Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese, pasi ka pranuar kërkesën e Thaçit për të shqyrtuar vendimin e qeverisë, ka marrë vendimin për të “shpallur të pavlefshëm vendimin e qeverisë”, duke e rrëzuar atë.

“Gjykata Kushtetuese, në pajtim me Kushtetutën më 31 mars 2020, njëzëri vendosi: Të deklarojë kërkesën të pranueshme; Të shpallë që Vendimi nr. 01/15 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 23 marsit 2020, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta e Privatësisë] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta e jetës private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) të KEDNJ-së dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ;

Të konstatojë që neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme] i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm në rrethanat e rastit konkret sepse nuk kemi të bëjë me “shmangie” nga të drejtat dhe liritë themelore; Të konstatojë që, bazuar në nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës; Të shpallë të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, Vendimin e cekur në pikën II të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”, thuhet ndër të tjera në vendim. Megjithatë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi në datën 13 prill.

Të fundit