Flash News

KRYESORE

“Shifrat e Ramës janë fallsifikim”, Grida Duma: Duhet me forcë të bëjmë transparencë

“Shifrat e Ramës janë fallsifikim”, Grida Duma: Duhet me

Grida Duma, ish-deputete e PD, reagoi në Facebook, duke i quajtur “fallsfikim”, shifrat e publikuara nga Edi Rama gjatë ditës, që tregojnë situatën e koronavirusit në vend. Sipas demokrates Grida Duma, thotë se “qëkur shteti drejtohet nga facebook”, shifrat e pandemisë që publikohen si sondazhe, fshehja dhe manipulimi i realitetit do të jetë “pasoja më e vogël”, thotë Duma.

“Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë fallsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij. Kjo nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd.

Qëkur shteti drejtohet nga facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe opinioni, fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja më e vogël. Që të marrë fund loja me jetën e njerëzve duhet ne forcë të bëjmë transparencë!

Duhet me forcë dhe domosdoshmëri ti vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën”, shprehet Grida Duma.

https://www.facebook.com/grida.duma/photos/a.459573150875001/1615171508648487/?type=3&theater

Të fundit