Flash News

KRYESORE

39 të vdekur në kamion, ky është 25-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar në Angli

Dje, një ngjarje e rëndë tronditi jo vetëm Britaninë e Madhe.

39 trupa të pajetë, mes tyre një adoleshent, u gjetën në një kamion në qytetin Essex mëngjesin e djeshëm.

Policia rrethoi menjëherë zonën në parkun ku u gjet kamioni me trupat e pajetë, ndërsa arrestoi shoferin e mjetit, Mo Robinson, 25 vjeç nga Portadown, Irlanda e Veriut, i cili dyshohet për vrasje.

Mediat britanike kanë publikuar edhe fotot e të riut të dyshuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa viktimat ende të paidentifikuara mendohet se janë emigrantë.

Paraprakisht, mendohet se 39 personat kanë vdekur nga i ftohti, pasi kamioni ku kishin hyrë kishte sistem frigoriferi.

Të fundit