Flash News

KRYESORE

39 viktimat në kamionin frigoriferik dyshohet se janë nga Vietnami

39 viktimat në kamionin frigoriferik dyshohet se janë nga Vietnami

Policia në Britaninë e Madhe ka informuar se 39 viktimat e gjetura në një kamion frigoriferik në Essex nuk janë të kombësisë kineze.

Në përfundim të hetimeve rezultoi se viktimat në kamion ishin nga Vietnami. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur kontaktet e drejtpërdrejta me disa nga familjet e viktimave në Vietnam.

Shumë familje nga Vietnami kishin kontaktuar me autoritetet britanike, pasi kishin frikë mos viktimat ishin të afërmit e tyre.

Ndërkohë që Policia Shkencore po vazhdon me ekzaminimet te 31 burrat dhe 8 gratë, për të vendosur shkaqet e vdekjes.

Policia britanike ka arrestuar dy persona në Belfast, kryeqytetin Irlandës së Veriut, ndërkohë që edhe policia vietnameze informoi se ka vënë në pranga 2 persona.

Të fundit