Flash News

KRYESORE

4 gola në 4 takime, Piatek: Dua të shënoj në çdo ndeshje

4 gola në 4 takime, Piatek: Dua të shënoj në çdo

Sulmuesi Krzysztof Piatek, të cilin ekipi i Milanit e bleu në janar, shënoi sërish në ndeshej e kampionatit italian kundër skuadrës së Calgiari-t, duke arritur kështu 4 gola në 4 takime të luajtura.

Në një intervistë për "Sky Sport Italia", futbollisti polak u shpreh se është shumë i lumtur me kuqezinjtë dhe se synon të shënojë në çdo ndeshje.

“Ndihem shumë mirë këtu, dua të shënoj në çdo ndeshje, do të shohim”, ka thënë Piatek.

Sulmuesi  iu bashkua Milanit në janar nga Genoa për 35 milionë euro, ndërsa nënshkroi kontratë deri në qershorin e vitit 2023.

Të fundit