Flash News

KRYESORE

4 humbje jete dhe 144 të infektuar në 24 orë, sa është numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë

4 humbje jete dhe 144 të infektuar në 24 orë, sa është

4 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe mjeku 72 vjeçar nga Skrapari gjatë 24 orëve të fundit nga covid-19 në vendin tonë, duke e çuar në 400 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë orëve të fundit janë shënuar 144 të infektuar, por edhe 150 qytetarë janë shëruar.

“Janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese”, sqaron MSH.

 

Të fundit