Flash News

KRYESORE

4 kombëtare për solidaritet pas tërmetit, por shqiptarët nuk bashkohen

4 kombëtare për solidaritet pas tërmetit, por shqiptarët nuk

Tifozët shqiptarë sot zhgënjyen me pjesëmarrjen e tyre në miqësoret e solidaritetit, që po luhen në “Air Albania”. Më saktë, me mungesën e tyre. Ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dhe FSHF-së, duke parë që ka shumë pak tifozë në stadiumin e ri kombëtar.

Të ardhurat nga shitjet e biletave do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmenti i 26 nëntorit 2020, por një gjest i tillë duket se nuk ka "goditur" familjet shqiptare. Për të ardhur keq, sepse organizime të tilla bëhen rrallë.

Yjet e Italisë, Greqisë dhe Turqisë po luajnë në një turne bashkë me yje të kombëtares shqiptare. Ky event nisi me 51 tollumbace të bardha, si simbol të atyre që humbën jetën prej tërmetit.

Të fundit