All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

4 marifete për një lëkurë pranverore

All - Paragraf - 1

 

All - Paragraf - 3

Dimri është shumë i ashpër me lëkurën tonë. Që nga çarjet dhe rrjepja e deri te tharja ekstreme, është e vështirë që të kapërcesh te muajt plot diell të pranverës si pa gajle. Lëkura, të cilës gjatë muajve të fundit i është dashur të durojë të ftohtin e ashpër, është shumë e ndjeshme ndaj rrezeve të diellit. Përdorimi i kremit mbrojtës me SPF të mbron nga rrezet e dëmshme, por nuk e ndihmon lëkurën tënde që të ketë një pamje të butë dhe të freskët. Por ne do ndajmë me ju katër marifete për një lëkurë pranverore.

Përdor më pak make-up

Po, e lexove mirë...fshije!! dhe lëkura jote ka për të të falënderuar.

Në pranverë ne djersitim më shumë se në dimër, gjë që i bën poret e lëkurës të hapen më shumë, dhe lehtëson bllokimin e tyre nga make-up që përdorim. Dhe ja ku e gjejmë veten me ato të tmerrshmet pika të zeza L.  Mundohu të përdorësh sa më pak make-up të jetë e mundur. Një opsion i mirë është që të zëvendësosh pudrën e lëngët me një hidratues me ngjyrë. E mban lëkurën tende të hidratuar, teksa i jep një mbulim të lehtë, por të mirë---plus që të jep edhe një rrezëllitje natyrale.

 

Provo një maskë ndriçuese

Mundohu t’i shtosh një maskë për shkëlqimin e lëkurës rutinës tënde të darkës. Maskat ndriçuese stimulojnë qarkullimin e gjakut në lëkurë, duke i dhënë asaj tënde shkëlqimin e trëndafiltë. Maskën mund ta bësh edhe vetë, me një lugë çaji sodë pjekjeje dhe një lugë çaji lëng portokalli, të përziera bashkë derisa të formojnë një lloj paste. Përhape pastën në lëkurë, mbaje për 20 minuta dhe pastaj shpëlaje. Nëse do një pastrim ekstra, fërkoje maskën në fytyrë, lehtësisht, para se ta shpëlash.

Hidratohu

Pi uje...shumë ujë, sepse lëkura jote ka nevojë për të. Uji të mban të hidratuar jo vetëm brenda, por ndihmon edhe lëkurën që të qëndrojë e hidratuar dhe e butë. Nëse nuk pi ujë mjaftueshëm, rezultati do të jetë një lëkurë e thatë dhe e çarë.

Shto ca avuj

Edhe në kuzhinën tënde mund të krijosh një sauna të vogël për fytyrën tënde, gjithçka që të duhet është një vatër zjarri, një tenxhere, ujë dhe një peshqirë. Pasi uji të ketë valuar, vendose diku ku ti ta kesh të lehtë që t’i rrish sipër. Vendose peshqirin mbi kokë dhe pozicionohu 20-30 cm mbi tenxhere, duke bërë kujdes që të mos afrohesh shumë dhe të rrezikosh djegien. Këshillohet që të bësh deri në 5 seanca 2-minutëshe, duke bërë  disa sekonda pushim midis seancave. Seancat me avuj janë një mënyrë e mirë edhe për para-përgatitjen e lëkurës për maskën.

 

Të fundit