Flash News

KRYESORE

4 mijë kilometra për të sfiduar Shqipërinë, Reali kundërshton vendimin e Bale

4 mijë kilometra për të sfiduar Shqipërinë, Reali

Sulmuesi Gareth Bale do të jetë pjesë e Uellsit në ndeshjen e së martës kundër kuqezinjve.

Megjithatë, vendimi i 29-vjeçarit nuk është pritur mirë nga klubi i Realit të Madridit, për shkak të udhëtimit të gjatë; 4,052 kilometra Cardiff-Tiranë-Madrid.

“Vazhdojmë prapë të martën”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Twitter’, duke nënkuptuar se vendimi i tij është i pakthyeshëm.

Uellsi vjen pas humbjes në shtëpi 2:1 kundër Danimarkës, ku goli i vetëm u shënua pikërisht nga Bale, ndërsa kuqezinjtë e Panuçit humbën 4:0 ndaj Skocisë për Ligën e Kombeve.

“Nuk dorëhiqem dhe pikë”, kjo është arsye pse FSHF heziton të shkarkojë Panuçin

Të fundit