Flash News

KRYESORE

4 mina në makinë, mbyllet hetimi ndaj vëllait të Alketa Vejsiut

4 mina në makinë, mbyllet hetimi ndaj vëllait të Alketa

Kanë përfunduar hetimet ndaj vëllait të moderatores Alketa Vjesiu, Endrit Vejsiu. Prokuroria akuzon se ai ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikoknte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë.

Vejsiu ka deklaruar në prokurori se është nisur nga Rinasi për të ardhur në Lezhë dhe në kohën që ka ardhur pranë karburant EKO në autostradën “Lezhë-Shkodër” është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij janë gjetur sende të kundraligjshme si lëndë narkotike dhe mina me telekomandë për të cilat nuk kishte dijeni se si ndodheshin në të.

Vejsiu akuzohet për “Prodhim dhe kultivim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Të fundit